Real Madridi është shumë afër që të realizojë transferimin e Aurelien Tchouamenit. Los Blancos tashmë kanë filluar bisedimet me Monacon për të realizuar transferimin e mesfushorit të talentuar.
Duke ditur se skuadra si Liverpooli, Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë të interesuara për shërbimet e tij, Real Madridi po nxiton që të arrijë marrëveshje.
Por, skuadra spanjolle e di se nuk do të jetë e lehtë, shkaku që Monaco po kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Santi Aouna, mbretërit janë shumë afër të realizojnë transferimin e Tchouamenit.
Mbeten vetëm detaje te vogla për të përmbyllur këtë transferime, pasi lojtari është pajtuar me kushtet e ofruara nga 14 herë kampioni i Evropës. /Telegrafi/