Real Madridi mposht Liverpoolin dhe fiton trofeun e 14-të në histori të Ligës së Kampionëve

Real Madridi ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Liverpoolit në finale dhe kështu është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Ekipi i Carlo Ancelottit është treguar konkret dhe cinik në finalen e madhe të zhvilluar në Stade de France të Parisit duke triumfuar me një gol, pas shumë pak rasteve të krijuara.

Pjesa e parë i takoi Liverpoolit, i cili pati më shumë raste, rrezikoi më shumë, goliti shtyllën, por pa arritur të gjejnë golin.

Në fakt, Real Madridi ishte skuadra që e gjeti golin në minutën e 43-të me anë të Karim Benzemas, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Reds rrezikuan me anë të Mohamed Salah (16’, 18’), por në të dy rastet u ndalua nga Thibaut Courtois, ndërsa Sadio Mane (20’) u ndal vetëm nga shtylla.

Ekipi i Jurgen Klopp tentoi edhe më anë të Thiago Alcantara (17’), Fabinho (28’) dhe Jordan Henderson (41’), por goditjet e tyre shkuan jashtë portës.

Në pjesën e dytë, Real Madridi nisi furishëm ndeshjen, duke qenë më të rrezikshëm dhe duke gjetur golin e parë të ndeshjes, ndërsa pas golin Liverpooli mori lojën në dorë duke rrezikuar në shumë raste.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të dhe ishte Vinicius Junior, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Federico Valverdes.

Liverpooli iu ofrua golin me anë të Salah (64’, 69’), por goditjet e tij u ndalen në të dyja rastet nga portieri Courtois.

Salah pati edhe një super-rast në minutën e 84-të, por edhe kësaj radhe Courtois u tregua hero i Los Blancos duke pritur goditjen.

Deri në fund, Reds nuk rrashtën së sulmuari në kërkim të golit të barazimit, por pa pasur sukses ta gjejnë atë.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Real Madridi triumfon me rezultat 1-0.

Me këtë triumf, Mbretërit arrijnë titullin e 14-të në histori të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu