Reali dëshiron Pogban më çdo kusht

Real Madridi do të bëjë gjithçka për ta blerë Paul Pogban nga Manchester Unitedit këtë verë, pasi tanimë i ka siguruar shërbimet e Eden Hazard dhe Luka Jovic.

Reali ka nevojë për një mesfushor dhe trajneri Zinedine Zidane dëshiron ta sjellë në Santiago Bernabeu bashkatdhetarin e vet, Pogban. Zidane e ka përkrahjen e klubit për të, edhe pse në fillim ka pasur dyshime.

Sipas të përditshmes spanjolle MARCA, klubi ia ka bërë me dije trajnerit se do të bëjë gjithçka për ta blerë Pogban këtë verë.

Madridi është i gatshëm t’ia plotësojë Zidanit njërën prej dëshirave më të mëdha, ama blerja e mesfushorit francez nuk është lehtë.

Manchester Unitedi nuk do ta lërë Pogban të largohet për një çmim më të ulët se 150 milionë euro. Kjo shifër shihet si e tepërt dhe e paarritshme nga Madridi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu