Reali kërkon zëvendësuesin e Benzema, drejtuesit “peshkojnë” në Gjermani

Karim Benzema ka marrë mbi supe fatet e Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, me francezin që është një nga protagonistët kryesorë në arritjet e madrilenëve. Me moshën e Benzema që nuk premton shumë për të ardhmen, “Los Blancos” kanë menduar të gjejnë që tani zëvendësuesin e tij.

Sipas “Bild”, drejtuesit e skuadrës spanjolle kanë “peshkuar” në Gjermani, ku Youssaoufa Moukoko është i preferuari i madrilenëve, i cili shikohet si zëvendësuesi ideal i francezit.

Ylli i skuadrës së Borussia Dortmund para dy vitesh arriti të debutonte me verdhezinjtë në Bundesligë, ndërsa këtë sezon edhe pse është vetëm 17-vjeç po bën mjaft mirë, teksa ka arritur të shënojë 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste për shokët e skuadrës.

Kontrata e tij me gjigantin gjerman skadon në verën e vitit 2023 dhe Moukoko ende nuk ka rinovimin, me lojtarin që kërkon të këtë më shumë minuta në dispozicion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu