Reciprociteti me Serbinë, një përplasje e re me SHBA-në

Qeveria e re e Kosovës, e kryeministrit Albin Kurti, ka marrë mbështetjen e SHBA-së e BE-së për heqjen e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, por kjo përkrahje i ka munguar në tentativën proklamuar që taksën ta zëvendësojë me vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka përsëritur të martën se taksa 100 për qind ndaj importeve nga Serbia duhet të hiqet.

Grenell përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të vihen në funksion.

“Tarifat duhet të hiqen në mënyrë që investimet të funksionojnë. Është fundamentale”, ka shkruar Grenell.

Një ditë më parë, zëdhënësit i ambasadorit Grenell, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, tha se Qeveria e Kosovës po punon që të tejkalojë çështjet e hapura dhe se sipas tij, vendosja e reciprocitetit, “është qasje pragmatike”.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare nuk pajtohen fare me idenë e Kurtit që ta heqë taksën doganore ndaj Serbisë. Sipas opozitës, Kosova e konsideron SHBA-në partner strategjik, por taksa ndaj importeve nga Serbia, duhet të mbete në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu