Reformat në strukturat e sigurimit, jepet drita jeshile nga komisioni (VIDEO)

Komisioni i jep dritë jeshile Në lexim të parë në Komisionin parlamentar kaluan pa debat dhe pa kundërshtim nga opozita ligjet për reforma të mëtejshme në sistemin e sigurisë dhe kundërzbulimit. Formimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare në vend të organit famëkeq Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe formimi i trupit koordnues të bashkësisë së sigurisë dhe zbulimit me të cilën do të udhëheqë kryeministri, morën dritë jeshile në Komisionin për çështje evropiane. Me yll të Bashkimit Evropian, ligjet do të kalojnë në procedurë më të përshpejtuar.

Qëllimi është që ligji i ri për Agjencinë për Siguri Kombëtare të sigurojë strukturë modern dhe demorkatike të kundërzbulimit, me çka do të plotësohen standardet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë; mbrojtjen e të dhënave, ndarjen e pushtetit dhe vendosjen e kontrollit mbi këto struktura institucionale. Dispozitat të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e punës së Agjencisë janë në pajtim me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e informatave të klasifikuara- deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Brendshëm.

Agjencia për Siguri Kombëtare duhet të formohet deri më 1 qershor. Ajo do të jetë organ i pavarur, jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme kurse të punësuarit e saj nuk do të kenë autorizime policore. Agjencia për Siguri Kombëtare, pa ndërmjetësimin e Agjencisë Teknike Operative, do të mund të përgjojë vetëm në raste të veçanta me ndihmën e pajisjeve të posaçme taktike.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu