Refuzimi i Kosovës për “Ballkanin e Hapur”, Borrell i shmanget pyetjen dhe mbështet nismën: E kuptoj plotësisht dëshirën për të ecur përpara

Angazhimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal është element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim Asociimit dhe Integrimit në BE. E kuptoj plotësisht dëshirën e Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara”, kështu ka komentuar shefi diplomacisë evropiane Joseph Borrell, nismën e Ballkanit të Hapur.

Në një intervistë për median malazeze Vijesit, Borrell është shprehur pozitiv ndaj nismës së Ballkanit të Hapur, duke thënë se është me rëndësi që rajoni të bërë përparime në lidhje ne tregun dhe politikat e përbashkëta, gjithmonë duke pasur busull rregullat e BE-së.

Ndërkohë refuzoi të komentojë refuzimin e Kosovës për tu bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Pjesë nga intervista për Vijesti

Pyetje: Si e sheh BE-ja Ballkanin e Hapur? Zyrtarët e BE-së thonë se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe Kosova refuzon të anëtarësohet. A do të thotë kjo se nuk do të ketë mbështetjen e BE-së?

Përgjigje: “Angazhimi i liderëve për bashkëpunimin rajonal është një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim Asociimit. E kuptoj plotësisht dëshirën për të ecur përpara.

Në të njëjtën kohë, një proces që përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të bëjë përparim në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, që është një angazhim politik i bërë nga gjashtë liderët e rajonit në samitin në Sofje.

Nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investimeve, ne po sjellim mundësi të konsiderueshme investimi në rajon. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke realizuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke krijuar një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE-së“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu