Regjistrohen 28 viktima dhe 450 raste të reja me Covid-19, shërohen 1001 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151.122 raste, prej të cilëve 130.910 janë shëruar, kurse 4.742 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 15.470 raste aktive me virusin korona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu