Kandidati i pavarur për president Blerim Reka sot gjatë shpalosjes së kandidatures së tij ka thënë se dallon nga kandidaturat e Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska – Davkova.
“Unë dalloj nga Pendarovski që thotë shoqëri për të gjithë. Unë dalloj dhe angazhohem për shtet për të gjithë. Nuk mjafton të thuhet thuhet shoqëri për të gjithë që qytetarët të jenë të barabartë. Maqedonia është e të gjithëve dhe shoqëri multietnike për nga demografia. Por as edhe në vitin 2019 nuk është shtet multietnik për nga forma. Prandaj kjo demografi dhe përmbajtje duhet të vishet në formë shtetërore, që unë do ta shpalos gjatë fushatës”, theksoi profesori Reka, përcjellë INA.
Ndërsa dallimi i tij me profesoreshën dhe kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska është për dy poenta, që ajo është kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe tani Marrëveshjes së Prespës. “Unë jam pro dy marrëveshjeve, sepse edhe marrëveshja e fundit është zgjidhja më e mire e mundshme, që nxjerrë një situatë win – win dy fitues, që në anë garanton anëtarësimin e vendit në NATO dhe rrugëtimin evropian”, theksoi profesori Reka. Ai duke folur për raundin e dytë tha se nuk ka dalur për të tregtuar vota, por se janë qytetarët që vlerësojnë se kë votojnë. /ina
Video:










