Prodhimi i naftës në Rusi në muajin tetor duke thyer rekord u rrit në 11.2 milionë fuçi në ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Energjisë së Rusisë, prodhimi i naftës së vendit në muajin tetor, në krahasim me muajin e kaluar duke u rritur për 0.1 për qind, është rritur në 11.2 milionë fuçi në ditë.
Kompanitë ruse të naftës të cilët janë duke bërë eksport në bazë të dollarit, rritën të ardhurat dhe aktivitetet e shpimit pasi që rubla ruse në periudhën e fundit fitoi vlerë të konsiderueshme kundër dollarit.
Kështu prodhimi i naftës së vendit arriti në nivelin rekord të periudhës pas Bashkimit Sovjetik. Ndërsa prodhimi i gazit natyror të Rusisë në muajin tetor u bë 61 miliardë metër kub.
Ndërkohë, zyrtarët rusë, theksojnë se do të mbështesin marrëveshjen zyrtare e cila ka të bëjë me ngrirjen e prodhimit të naftës mes anëtarëve të OPEC-ut.
Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, kishte theksuar se për të mbështetur çmimet e naftës janë të gatshëm për bashkëpunim për ngrirjen e nivelit të prodhimit.