Renditja e pasaportave, Pasaporta e Maqedonisë së Veriut para asaj të Rusisë, Shqipërisë, Turqisë

Në renditjen më të fundit të pasaportave sipas “Henley and Partners”, pasaporta e Maqedonisë u rendit e 42-ta në vitin 2019, transmeton koha.mk.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut është përpara pasaportës së Rusisë, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Turqisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Katarit, Bahreinit.

Pasaportat e Afganistanit dhe Irakut janë të fundit.

Vendin e parë e ndajnë pasaportat e Japonisë, Singaporit dhe e Koresë së Jugut, të pasuara nga Gjermania, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Suedia, Luksemburgu dhe Spanja.

Pasaporta e Kosovës renditet e 95-ta së bashku me atë të Sri Lankës dhe Kongos. Kjo renditje bëhet sipas klasifikimit të vizave, gjegjësisht për sa vende kanë nevojë për vizë. /koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu