Renditja e UT-së, ministri Lutfiu shfajësohet

Pas kritikave nga rektori i Universitetit të Tetovës, ministri i Arsimit Pishtar Luftiu, thotë se renditjen e universiteteve në vend e bën një institucion i pavarur. Sa i përket buxhetit për UT-në, Luftiu, ka premtuar se vitin e ardhshëm do të ndahen më tepër fonde për këtë institucion të lartë arsimor, transmeton Alsat-M.

“Fillimisht, rang listën për universitetet e bën një institucion i pavarur, që është Lista e Shangait, kështu që ata janë komplet të pavarur dhe nuk kemi ne aty qasje. Sa i përket rritjes së fondeve për universitetin e Tetovës, në buxhetin e vitit të ardhshëm ai do jetë më i madh, pra rreth 37 për qind më tepër. Po ashtu ne si ministri jemi angazhuar që ta thellojmë bashkëpunimin me Universitetin e Tetovës edhe më tej, me qëllim që të ketë qasje më të lehtë tek institucionet ndërkombëtare”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu.

Lutfiu, nuk ka komentuar kritikat e rektorit të UT-së në adresë të ministrisë së Arsimit, por ka thënë se është duke bërë përpjekje maksimale për ngritjen e cilësisë në Universitet të Tetovës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu