Rëndohet bilanci, ja në sa ka arritur numri i viktimave nga tërmeti

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 20 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.Ndërkohë qeveria shqiptare ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie kombëtare. Të njëjtën e ka bërë edhe qeveria e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu