Majk është një nga reperat e njohur që po bën emër në shoubizin shqiptar.
E në fakt reperi nga Kosova ka vendosur të provojë veten edhe në aktrim.
Ai do të ketë një rol në filmin ‘Diamianti’ që është si vazhdim i filmit ‘Zonjushat’ që është publikuar kohë më parë.
Në këtë projekt kinematografik do të ketë edhe emra të tjerë të njohur si: Luan Jaha, Irena Cahani, Edona Reshitaj e të tjerë.
Premiera e filmit “Diamanti” do të përcaktojë edhe se si do të jetë Majk në aktrim.










