Reportazhi nga Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës që i pret të gjithë mes tre kufijve

Gjendet mbi 2,656 metra mbi nivelin e detit. Shumë zgjedhin që të udhëtojnë të shoqëruar me guida, por ka edhe nga ata që Gjeravicën e zgjedhin si një majë për të bërë sport.

Gjeravica pret vizitorë nga e gjithë bota, por vizitorët më të shumtë janë vendasit nga Kosova, por edhe nga Lugina e Preshevës.

Ngjitja zgjat zakonisht rreth 6 orë, terreni kryesisht është i butë ç’ka ju jep mundësinë që të ngjiten deri në majë edhe fëmijëve, por edhe personave disi në moshë.

Gjeravica është pjesë e “Bjeshkëve të Nemuna” dhe gjendet në lindje të kufirit me Shqipërinë.

Tre liqenet akullnajore që gjenden në këtë majë ofrojnë një pamje mahnitëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu