Në një artikull të publikuar sot ne Euobserver, reporteri për Shqipërinë në PE David Lega, shkruan se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në BE. Lega shprehet se Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së duhet të shqyrtojë seriozisht përmbushjen e pesëmbëdhjetë kushteve të vendosura për Shqipërinë, përpara se të vazhdojë me procesin anëtarësimit në BE.
“Anëtarësimi në BE nuk është – dhe nuk duhet të jetë – një proces i shpejtë ose i lehtë. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një nga kërkesat që synojnë të garantojnë demokratizimin, modernizimin, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe rritjen në secilin shtet që aspiron përtu bërë pjesë e BE-së.
A duhet që anëtarët e rinj të bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE-së që mund të minojnë besueshmërinë e BE-së në tërësi?”- shprehet ai ndërsa thekson se Pesëmbëdhjetë kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përqendrohen në reformat themelore, duke identifikuar mangësitë e vendit, të cilat BE nuk mund t’i pranojë.
“Midis kushteve të tjera, Shqipëria duhet të intensifikojë luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të trajtojë kërkesat e pabazuara për azil dhe të dërgojë zyrtarë dhe politikanë të akuzuar për blerjen e votave para drejtësisë.” vijon më tej David Lega.









