Protestuesit e “Revolucionit laraman” kthehën në rrugë. Ata, të hënën para Kuvendit, do të shprehin mbështetjen e parezervë ndaj Prokurorisë Speciale Publike, e cila është caku i sulmeve të pushtetit nëpërmes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe mediave pro qeveritare, transmeton Portalb.
“Në Kuvend dhe në media po vërehet propaganda kundër Katica Janevës dhe PSP-së. PSP ka nevojë për mbështetje, në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në thirrjen e protestuesve.