Rexhepi: Debatet në BDI dëshmojnë kapacitetet demokratike të kësaj partie, pres që këto debate të mbyllen pas datës 29 të këtij muaji (VIDEO)

Ndonëse se ka paralajmëruar që do të bëhet pjesë e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Intregim, deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, akoma nuk e ka zyrtarizuar në Kuvend këtë çështje.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Rexhepi tha se ende nuk di e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por sipas tij, rëndësi ka që është pjesë e shumicës.

Deputeti Kastriot Rexhepi ka folur edhe punën e ekzekutivit si dhe për përlasjet e fundit brenda BDI-së, duke thënë se këto debate, siç i ka quajtur ai, dëshmojnë kapacitetet demokratike të kësaj partie.

“Pres që këto debate të mbyllen pas datës 29 të këtij muaji, kur pritet të mblidhet kryesia e BDI-së”, tha Rexhepi. Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu