Rike rrëfen fëmijërinë e vështirë: Mami ishte në koma, babi solli në shtëpi gruan e re

Pas rrëfimit emocionues dhe të trishtë që Roza Lati ndau me publikun gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP”, mëngjesin e sotëm ka qenë Rike ajo e cila ka hapur zemrën.

Në një bisedë me Rozën, ajo ka treguar se edhe prindërit e saj kanë pasur konflikte të mëdha, për shkak se babai kishte nisur një jetë të dytë pas shumë vitesh vetëm në Itali. Ajo ka treguar mes lotësh për marrëdhënien problematike me partneren e re të babait të saj, aksidentin e të ëmës, e po ashtu se si ndërroi jetë i ati.

“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam me babin të Itali, ai kishte nisur një jetë të dytë sepse kishte ndenjur shumë kohë vetëm. Unë dhe motra nuk e dinim, mami nuk e dinte sespe ne ishim në Shqipëri. Këtu nisën zënkat mes mamit dhe babit. Unë prandaj kam këtë karakterit që jam nervoze, që sa herë kam debate të marr e të hedh gjëra, sepse kam parë ato skenat që ke parë dhe ti. Prandaj jam prekur dje sepse m’u kujtuan dhe mua.

Fëmijë babi nuk kishte me partneren e re, megjithatë ajo na e ka nxirrë jetën, edhe mua dhe mamit, ishte shumë e keqe. Vinte tek shkolla ime dhe e motrës, donte të na bënte si nënë, por ajo nuk ishte nëna jonë. Kur mami bëri aksidentin dhe ishte në koma për një vit, babi i ndenji afër por pastaj e zëvendësoi mamin me këtë, na e solli në shtëpi. Ne ishim të vegjël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu