Riktheu Tiranën te fitorja në derbi pas 5 vitesh, Egbo tregon çfarë iu tha lojtarëve para ndeshjes

Manuel Egbo, ishte ai që mori përsipër të drejtojë Tiranën, në këtë derbi dhe bardheblutë, arritën të marrin tre pikët dhe të fitojnë pas një kohe shumë të gjatë. Trajneri u shpreh për “Supersport”, se ai nuk ndryshoi asgjë tek ekipi, vetëm se iu tha lojtarëve të japin shpirtin në fushë.

Fitore historike në stadiumin e ri, çfarë ndryshuat? “Nuk kam ndryshuar asgjë. Vetëm se çunat kanë luajtur të bashkuar, që nga minuta e parë. Duhet të kemi shumë durim, dhe të mos shumë gabime, këtë iu thashë djemve para ndeshjes”.

Objektivat? “Me marrjen e tre pikëve, jemi tre pikë larg vendit të parë. Akoma s’ka mbaruar faza e dytë dhe jemi brenda objektivave”.

Stadiumi i ri? “Sa u futëm në këtë stadum i thashë çunave. Derbi im i parë ka qenë në këtë fushë. Ju thashë çunave të nxjerrin shpirtin në fushë dhe ata këtë kanë bërë”.

Nuk e bënit dot përmbysjen në situatë normale? “Nuk mund ta japë përgjigjjen e kësaj pyetje. Zoti ka qenë më ne sot. Ndoshta ky stadium ishte shtëpia e Tiranës. Ky ekip ka kontingjent që të dalë kampion vetëm nE duhet të jemi të bashkuar. E dimë që kjo është filozofia e klubit. Duhet t’i marrim gjërat shtruar ndeshje pas ndeshje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu