Rinovimi i kontratës, Messi arrin marrëveshje me PSG

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka arritur marrëveshje në parim për të rinovuar kontratën e tij te Paris Saint-Germain, raporton gazetari i sportit te “BBC”, Guillem Balague.

Messi, 35 vjeçar, i cili e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar, do t’i skadojë kontrata me kampionin francez bë qershor të vitit 2023, raporton KosovaPress.

Gjatë kësaj jave, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se ai do të dëshironte që Messi të rikthehet te gjiganti katalunas, me të cilin kishte kaluar plot 21 vite.

Por, sipas Balague, Barça nuk ka kontaktuar me Messin për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”.

Ai do të nëshkruajë një kontratë një vjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit, dhe marrëveshja është arritur pas katër muajsh bisedime mes drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos dhe babait të Messit, Jorge.

Këto bisedime u vazhduan me një takim në Doha me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

“Veçse është arritur marrëveshja me PSG”, tha eksperti evropian i transferimeve, Balague. “Barcelona nuk ka kontaktuar atë ose babanë e tij për t’i ofruar ndonjë gjë. Kështu që nuk është Messi ai i cili nuk dëshiron të rikthehet te Barcelona. Atij nuk i është kërkuar kjo gjë”, shtoi më tej Balague.

Pasi që u largua nga Barcelona si lojtar i lirë, Messi nënshkroi një kontratë dy vjeçare me PSG-në në vitin 2021, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një vit tjetër.

Ai ka arritur të bëjë 53 paraqitje në të gjitha garat për kampionin francez, duke regjistruar 23 gola në të gjitha garat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu