Rita Ora bën histori, hyn në librin e rekordeve, ja pse?

Sukseset për këngëtaren kosovare nuk kanë të ndalur. Rita Ora i është bashkuar legjendave Shirley Bassey dhe Petula Clark si njëra nga këngëtaret britanike me më së shumti hite në toplistën ‘UK Top 10’, transmeton Zeri.info.

Bukuroshja shqiptare, e cila ditë më parë mbushi mediumet më të mëdha botërore me paraqitjen e saj për festën e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ka interpretuar para një mase prej mbi 300 mijë personave në Prishtinë, ende është në pritje të nxjerrjes të albumit të saj të dytë, por kjo nuk e ka penguar yllin e muzikës që të futet në librin e rekordeve, së bashku me dy këngëtarët e famshëm të këtij vendi.

Përveç suksesit të madh me albumin e saj debutues “Ora” në vitin 2012, Rita gjithashtu ka pasur një varg këngësh hite gjatë viteve në vijim. Momentalisht, ajo me duetin e saj ‘For You’ me këngëtarin Liam Payne, gjendet lart në majat e toplistave.

Përpjekjet e Ritës për të nxjerr në treg albumin e saj të dytë, janë shtyrë për shkak të mosmarrëveshjes që ka me ish shtëpinë e saj të incizimit, shkruan më tej zeri.info. Por ajo ka mbetur në qendër të vëmendjes falë paraqitjes së saj në sagën e filmit ‘Fifty Shades’, paraqitjeve televizive si dhe në rolin e jurisë së shout ‘The X Factor’.

Padyshim se para Ritës është një ardhme shumë e ndritur, duke marrë parasysh talentin e saj të jashtëzakonshëm si këngëtare, por edhe si aktore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu