Rita Ora tregon dashurinë për Kosovën, vjen në prill për të ndarë ndihma humanitare

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, po bashkëpunon me brendin e njohur të modës ‘Escada’ për t’i ndihmuar gratë në Kosovë. Ajo ka thënë se do ta vizitojë vendin në muajin prill, për disa aksione humanitare, transmeton Gazeta Metro.

‘Hollywoodreporter’ bën të ditur se Rita dhe ‘Esacada’ kanë krijuar një çantë unike në formë zemre, e cila do të kushtojë 1195 dollarë.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë që shitet për organizatën humanitare ‘Women for Women International’ që ka synim të ndihmojë gratë viktima të luftës për të rikrijuar jetët e tyre.

Donacionet, do të shkojnë për nismën e këngëtares shqiptare, e cila do t’i ndihmojë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

“E vizitoj sa herë që mundem, është një vend shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rita, duke folur për Kosovën.

Në fund ajo ka shtuar se më parë u nderua me titullin ambasadore e vendit nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Isha e nderuar vjet më parë me këtë titull nga ish-presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë ajo duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në muajin prill për disa aksione humanitare me UNICEF’in./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu