Rita shkëlqen në ‘Fashion Awards’, ja me kë takohet ajo (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka mahnitur me paraqitjen e saj në tepihun e kuq të ceremonisë “Fashion Awards” në Londër.

Bukuroshja shqiptare shkëlqeu në mbrëmjen e organizuar të hënën me një fustan ngjyrë metalike duke shfaqur linjat joshëse.

Në këtë ceremoni ajo është takuar edhe me yllin e arteve marciale Conor McGregor me të cilin ka realizuar një fotografi, që e ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Fashion Awards” është ceremoni që mbahet çdo vit në Britani të Madhe që nga viti 1989 ku marrin pjesë individë e biznese britanike e ndërkombëtare me ndikim në industrinë e modës.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu