Vendimi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipërinë në mblidhjen e Këshillit Europian të 14 dhjetorit, të marrin datën për fillimin e bisedimeve, duket një mision i pamundur. Në këtë drejtim çon deklarata e Kiril Petkov, bashkëkryetar i lëvizjes “Vazhdojmë me ndryshimin”, që fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari, cili nga mediat bullgare citohet të ketë paralajmëruar formimin e grupeve të punës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Duhet të krijohen grupe pune për ekonominë, infrastrukturën, kulturën, historinë, të drejtat e njeriut dhe fillojn të punoni për secilën nga këto tema në mënyrë sa më transparente, që të munden dy popujt të njihen me temat reale dhe të gjithë të fillojnë të mendojnë se cili është çmimi nëse nuk ka fqinjësi të mirë mes dy vendeve dhe anasjelltas – cilat janë sukseset nëse me të vërtetë ka fqinjësi të mire”, ka thënë Petkov.
Por Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq thot se në këtë moment nevojitet një përkushtim i fuqishëm nga të gjithë për fillimin e shpejtë të negociatave me Bashkimin Evropian. Ai në një intervistë për Radio-Televizionin e Sllovenisë thotë se në këtë rast zgënjimi më I madhë vjen nga BE sepse sipas tij me të vërtet në këto 5 vite është bërë shumë punë si në drejtim të përmirsimit të raporteve ndërfqinjësore ashtu edhe në fushën e reformave.
“Dëshpërimi i madh na vjen nga BE, sepse me të vërtet kemi bërë shumë edhe në zgjidhjene e kontesteve me shtetet fqinje pra me Greqin dhe Bullgarin, pro edhe me reformat. Dhe nëse pas gjithë kësaj pune edhe pas 5 viteve nuk mundemi ende ti fillojm negociatat me të vërtet kredibiliteti I BE-së dhe politika e saj, jo vetëm tek ne por në tërë rajonin do të vendose në pykëpyetje. Prandaj mendojë se edhe në interes të BE-së dhe Bullgarisë dhe anëtarëve të tjerë është një datë për fillimin e negociatave. Pra flasim vetëm për fillim të tyre e jo për fund sepse e dim se për atë do të duhet kohë dhe shumë përpjekje, ndryshime dhe reforma”, u shpreh ministri i drejtësiës Bojan Mariqiç.
Për negociatat me Bullgarinë, qeveria I ka vazhduar autorizimin Vlado Buçkovskit. Por kjo nuk i ka pelqyer liderit të opozitës Hristian Mickoski.
“Ata mendojnë se po bëjnë një vepër heroike dhe në fakt sa herë që kjo dyshe Buçkovski-Zaev bën diçka, ju e dini se kjo është në dëm të popullit maqedonas dhe në dëm të shtetit maqedonas”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Por që Sofja të heq veton ndaj vendit ka disa kërekesa përfshi parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.









