Robert Lewandowski kthehet si objektivi i Paris Saint-Germain

Telenovela e Robert Lewandowskit po hyn në një kapitull të ri nga e shtuna me PSG i është bashkuar garës me Barcelonën për lojtarit polak.

Pasi kanë arritur të mbajnë Kylian Mbappen, kampionët francezë tani po kërkojnë të prishin planet e transferimeve verore të Barcelonës, duke përfituar nga dëshira e Lewandowskit që të largohet nga Bavaria.

Siç shkruan L’Equipe, PSG beson se ai do të ishte një kandidat i madh për të përforcuar sulmin e tyre, megjithëse gazeta e bën të qartë se transferimi do të ishte një proces i komplikuar.

PSG, sipas gazetës, beson se ardhja e sulmuesit do t’i shtonte vlerën skuadrës dhe beson se ai mund të jetë një plotësues i madh për treshen e sulmit Messi-Mbappe-Neymar.

Përveç kësaj, ata do të sillnin një lojtar me një aftësi të madhe për të shënuar gola.

Megjithatë, dihet se Barcelona po shtyn fort për sulmuesin dhe ata nuk e kanë fshehur interesimin dhe se polaku është objektivi kryesor i tyre për këtë verë.

Veç kësaj, lojtari ka insistuar prej shumë javësh se koha e tij në Bayern i ka ardhur fundi./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu