Ronaldo blen vilën super luksoze në Spanjë, do të bëhet komshi me sportistin e famshëm (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka pasuruar koleksionin e pronave të tij, me një vilë 1,4 milion euroshe në Marbella të Spanjës.

Këtu Ronaldo do të ketë komshi yllin e MMA-së, Conor McGregor. Me këtë vilë, Ronaldo e çoi në 29 milion euro vlerën e pronave të tij.

Banesa e re e yllit të Juventus përbëhet nga katër dhoma dhe do të jetë vetëm pak metra larg shtëpisë së McGregor.

Kjo zonë është një nga më të shtrenjtat e Spanjës dhe quhet “Superstars Cul De Sac”.

Vila superluksoze e Ronaldos, ka të përfshirë një palestër, një kinema dhe një pishinë gjigande. Gjithashtu dritaret e shtëpisë, janë të pozicionuara nga Deti Mesdhe.

Ndërkohë McGregor është një fans i deklaruar i Ronaldos. 31 vjeçari nga Dublini është shprehur pas tregolëshit të portugezit ndaj Atleticos së Madridit, se Ronaldo është një sportist dhe një njeri fenomenal.

McGregor shprehej:

Cristiano është një atlet dhe person fenomenal. Disiplina e tij, sjellja prej profesionisti dhe dedikimi ndaj asaj që bën është inspirim për shumë futbollistë të vegjël. Shikoni se çfarë bëri në Champions League, në moshën 34 vjeçare, arriti që të shënonte një tregolësh ndaj Atletico Madrid, një prej skuadrave me mbrojtjen më të mirë në Europë. Kjo është inspiruese. Ne jemi të disiplinuar dhe jemi më të mirët në sportet respektive.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu