Mendes vazhdon të flasë në media për ‘Topin e Artë’, çmim që e fitoi Lionel Messi në fillim të dhjetorit. Lionel Messi u shpall për herë të gjashtë më i miri në botë, duke fituar Topin e Artë për ta mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijkun.
Me këtë assesi të pajtohen ata që e duan Ronaldon dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.
“ishte e padrejtë. Cristiano Ronaldo do ta kishte fituar ‘Topin e Artë’ nëse do të ishte në Real Madrid”, u shpreh Mendes.
“Është e padrejtë që Messi e fitoi. Ronaldo madje e ka fituar edhe UEFA Nations League, por jeta është kështu”.










