Ronaldo komenton në Instagram: Të dielën, mbreti luan

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka hedhur një ‘bombë’ në Instagram duke shkruar se do të luajë në miqësoren parasezonale të së dielës kundër Rayo Vallecano.

Superylli portugez u la jashtë skuadrës së Erik ten Hag për të luajtur kundër Atletico Madrid të shtunën pasi kërkoi të largohej nga Old Trafford në fillim të këtij muaji.

Plani për rikthimin e Ronaldos në skuadër mbeti mjegull pasi bisedimet për transferim të kësaj jave me Ten Hag nuk dhanë fryte.

37-vjeçari dëshiron të largohet në kërkim të Ligës së Kampionëve pasi Man United përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier sezonin e kaluar.

ish-ylli i Real Madrid dhe Juventus sot veproi me një bombë në Instagram.

Në një postim të bërë nga një llogari e tifozëve që tregon listën e skuadrës së Djajve të Kuq për t’u përballur me Atletico, në të cilën Ronaldo nuk ishte përfshirë, lojtari komentoi: “Të dielën, mbreti luan”.

Man United do të luajnë një miqësore para-sezonale kundër Rayo Vallecano të dielën, me shumicën e yjeve kryesorë të ekipit të parë që do të jenë ndaj Atletico Madridit një ditë më herët në Oslo./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu