Kohëve të fundit është folur se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish në Evropë, që siças raportimeve për tu bashkuar me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho në skuadrën e Fenerbahçes. Por këtë e mohoi vetë Mourinho ku tha se është i kënaqur me sulmuesit që ka.
“Cristiano Ronaldo nuk do të vijë në Fenerbahce. Unë kam tre sulmues të mirë dhe nuk kam nevojë për një tjetër”. “Cristiano do të jetë gjithmonë Cristiano, por unë nuk e dua atë sepse jam i kënaqur me sulmuesit e mi”, u shpreh Mourinho.