“Ronaldo nuk ka besnikëri ndaj asnjë klubi, do të shkonte edhe te Liverpooli” thotë ish ylli anglez Agbonlahor

Ish-sulmuesi i Aston Villas, Gabriel Agbonlahor beson se Cristiano Ronaldo nuk do ta refuzonte mundësinë për t’u bashkuar me rivalët e Manchester United, Liverpoolin, nëse skuadra e Jurgen Klopp bën një përpjekje për të blerë yllin portugez.

Cristiano Ronaldo kohët e fundit i kërkoi Manchester United që ta lejojë atë të largohet nga klubi pasi dështoi të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Liverpoolit në verë, nëse do të mundej. Ata janë rivalë të mëdhenj të Man United, por bëhet fjalë për Ronaldon”.

“Ai do të shkojë kudo që mund të luajë ende në Ligën e Kampionëve, të rris rekordin e tij dhe të fitojë tituj. Unë nuk mendoj se Ronaldo ka ndonjë besnikëri ndaj Man United, Real Madrid apo Juventus”, deklaroi ai.

Ronaldo nuk udhëtoi me skuadrën për turneun e tyre parasezonal dhe pati një takim me klubin, ku dyshohet se u kërkoi atyre të përmendnin çmimin për ta liruar.

Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Sporting CP janë shfaqur të gjithë si kandidatë potencialë për të nënshkruar me yllin 37-vjeçar përpara sezonit 2022/23./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu