Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për ‘France Football’, më shumë se një muaj para ceremonisë së “Topit të Artë”.
Ronaldo ka folur për formën e tij, për rivalitetin me Lionel Messin, Champions Leaguen…
Shënon shumë në çerekun e fundit të ndeshjeve: “Mendoj se po. Kjo do të thotë se nuk ndalem, luftoj deri në fund të 90 minutave. Nuk e kam vetëm mendjen për të shënuar deri në fund të ndeshjes, por edhe fizikun, por pranoj që jam i befasuar që kam shënuar aq shumë gola, edhe pse e di që, në përgjithësi, shënoj më shumë në gjysmën e dytë sesa në të parën”.
Cristiano Ronaldo me trofeun e Nations League (Ligës së Kombeve)
Dueli me Messin: “Shumë njerëz na kanë thënë se kemi motivuar njëri-tjetrin. Gara në Spanjë për të qenë para njëri-tjetrit, na ka bërë më të mirë, të kemi paraqitje më të mira dhe kjo është sigurisht e vërtetë. Në Madrid ndjeva praninë e tij më afër, gjë që më ka bërë pak më shumë presion sesa në Manchester. Nëse e shohim nga një këndvështrim tjetër, ishte një rivalitet i shëndetshëm. Ishim simbole të klubeve tona, Real e Barça. Mendoj se ai tha së fundmi se ‘më ka munguar në niveli konkurrues’, por përtej këtij motivimi im nuk varet nga të tjerët. Unë dua të jem në krye përgjithmonë”.
Gjithmonë je i motivuar: “Nëse do të varej nga unë, unë do të luaja vetëm ndeshje të rëndësishme. Ato të kombëtares dhe Ligës së Kampionëve. Janë këto lloj takimesh që më motivojnë mua, ata që kanë diçka më shumë, në një mjedis të vështirë, me presion. Atëherë, duhet të jesh profesionist dhe i aftë çdo ditë të nderosh familjen tënde dhe klubin që përfaqëson dhe t’i shpërblesh. Ju duhet të bëni më të mirën tuaj çdo ditë”.
Ronaldo në Juventus Stadium me fanellën me numër 700, për shkak të 700 golave në karrierë që i shënoi me: Portugalinë, Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe aktualisht me Juventusin
Kujtimi që dëshiron të kesh si lojtar kur të largohesh: “Është gjithmonë mirë kur të tjerët flasin për ju në një mënyrë lajkatuese, që thonë se unë kam qenë më i miri, një lojtar fantastik. Sot dëgjoj gjithçka që ata thonë për mua. Atëherë, kur gjithçka ka mbaruar, në fund të karrierës sime, nuk do të shqetësohem sepse do të shkëputem nga gjithçka”.
Nuk është bërë e ditur se kur do të publikohet intervista komplet e CR7 me ‘France Football’.
Por, sipas “Il Messaggero”, sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” është në kontakte të vazhdueshme me ata të Komitetit të Topit të Artë numër 64 më histori, dhe vet fakti se ka realizuar intervistë me një delegacion të “France Football” mund të jenë sinjal se ndoshta është favorit për “Topin e Artë”.
Ronaldo në Madrid pas fitoi Topin e pestë të Artë në karrierë, tani synon të 6-tin
Mbetet të shihet nëse ditëve në vazhdim, ‘France Football’ do të realizojë intervistë edhe me kandidatët tjerë, Lionel Messin e Virgil van Dijkun.










