Ronaldo, Sterling dhe De Ligt, ekipi potencial i Chelseat në sezonin 2022/23 është i frikshëm

Chelsea ende nuk ka nënshkruar me askënd në afatin kalimtar, por nëse ata arrijnë të sjellin të gjitha objektivat e tyre, ata do të jenë një skuadër serioze dhe shumë e fortë në sezonin e ri 2022/23.

Deri më sot, biznesi i Chelseat në tregun e transferimeve ka qenë duke iu larguar lojtarët. Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen u larguan në fund të qershorit pas skadimit të kontratave të tyre, ndërsa Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid pasi huazimi i tij në Stamford Bridge rezultoi një zhgënjim.

Nënshkrimi i verës së kaluar prej 115 milionë eurosh, Romelu Lukaku është rikthyer te Interi në formë huazimi pas një sezoni të mjerueshëm me Chelsean që u shoqërua me polemika.

Mbrojtësi i majtë Marcos Alonso duket se do të shitet në afatin kalimtar, pasi spanjolli po tërheq vëmendjen e Barcelonës. Klubi nga Camp Nou thuhet se është gjithashtu i interesuar për kapitenin e Bluve, Cesar Azpilicueta.

Për sa i përket të ardhurve, nuk ka pasur ndonjë nënshkrim të madh përveç rikthimit të Conor Gallagher, Armando Broja dhe Ethan Ampadu nga marrëveshjet e tyre përkatëse të huazimit.

Chelsea ka punuar për një marrëveshje për të sjellë në klub yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Sipas raporteve të shumta, marrëveshja është e afërt pasi Blutë kanë rënë dakord për kushtet personale me Sterling dhe një tarifë prej rreth 45 milionë funte me klubin nga Etihad. 27-vjeçari është gati të jetë nënshkrimi i parë i Bluve këtë verë.

Pas kërkesës së Cristiano Ronaldos për ta lënë të largohet nga Manchester United, Chelsea ka qenë një nga favoritët e mëdhenj për të marrë yllin portugez. 37-vjeçari shënoi 24 gola sezonin e kaluar pavarësisht se luajti në një skuadër të Unitedit që i mungonte cilësia dhe besimi.

Trajneri i Bluve, Thomas Tuchel, do të kërkojë përforcime edhe në mbrojtje pasi humbi Christensen dhe Rudiger. Një nga emrat e synuar është qendërmbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt.

De Ligt, 22 vjeç, mund të jetë ‘zemra e mbrojtjes’ së Bluve për vitet në vijim. Megjithatë, Juve nuk është në nxitim për të shitur pasi ai ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij, e cila përfshin një klauzolë masive lirimi prej 120 milionë eurosh.

Por, si do të luante Chelsea i Tuchel në sezonin 2022/23 në rast se kompletohen këto tri transferime të mëdha.

Faqja e njohur sportive GiveMeSport, ka renditur një formacion të frikshëm, ndërsa përveç 11-shes së parë edhe thellësia e skuadrës është e jashtëzakonshme.

Me këtë formacion dhe ekip të kompletuar, Tuchel pritet ta ketë një skuadër që është padyshim mjaft e mirë për të sfiduar Cityn dhe Liverpoolin për titull në Ligën Premier dhe me shpresa të mira për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu