Rory Bidwell, 12-vjeç nga Britania e Madhe, në testin e inteligjencës ka arritur të tejkalojë rezultatet e Albert Einstein-it.
Nxënësi nga Devoni ka arritur rezultatin maksimal prej 162 pikëve në testin Cattell III-B, pavarësisht faktit që nuk ishte përgatitur fare për të, transmeton Telegrafi.
Nicole Kidman zgjodhi një fustan elegant të zi dhe me detaje të fshehura në tëTë vogla, por me vlera të çmuara: Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditëGuardiola mund të marrë një vendim tronditës në rast se City shpallet fajtor për shkelj…Ish-efektivi i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarriÇfarë ndryshimesh ekonomike duhet të presin francezët?
Rory tha se testi ishte relativisht i lehtë dhe se nuk ka patur probleme që ta kryej në afatin e caktuar.
Ai e kaloi testin dyorësh në Exeter dy javë pasi festoi 12-vjetorin e lindjes, kurse disa ditë më vonë është ftuar t’i bashkohet Mensas.
Babai i tij James Bidwell ka thënë për Sky News se reagimi i parë i familjes për rezultatin ishte “ se është numër i madh dhe se kjo do të thotë shumë për ta”.
Kujtojmë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking, kishin nivelin e inteligjencës (IQ) rreth 160.
Kurse babai i të riut tha se në ato momente e pati të qartë se ishte mbresëlënës testi i të birit të tij.
“Gjithmonë e kemi ditur se është një djalosh shumë i zgjuar. Kjo e dëshmon këtë”, shtoi ai.










