Rrahje mes dy funksionarëve të BDI-së në Reçicë të Vogël, ja emrat!

Sipas portalit në gjuhën maqedonase Libertas, në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël para tërë kreut partiak të BDI-së ka ndodhur një rrahje natën e 11 dhjetorit, kur kanë arritur rezultatet e zgjedhjeve.

Burime partiake për Libertas kanë thënë se pasi kanë rritur në seli rezultatet e para negative, posaçërisht nga vendvotimet në Çair, drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Arlind Zeqiri gjoja ka komentuar me zë: “Çka mund të presim ne kur shef të shtabit zgjedhore e kemi Bekim Nezirin, kurse të gjithë e dimë shumë mirë se kush është ai dhe çka mendojnë votuesit për të.

Ndaj këtyre akuzave verbale, sipas burimeve të Libertas, ka reaguar Neziri duke e sulmuar fizikisht Zeqirin, me çrast janë shkëmbyer grushte dhe shqelma mes tyre, kurse të tjerët që kanë qenë prezent mezi i kanë ndarë.

“Të mëdha janë ndarjet në këtë parti, posaçërisht pas dështimit të pritur, respektivisht pas dënimit nga elektorati i partisë për politikat e gabuara dhe para së gjithash për krimin dhe korrupsionin nga ana e funksionarëve në kurriz të qytetarëve që jetojnë në frikë dhe varfëri. Libertas nuk arriti të sigurojë qëndrim zyrtar nga BDI lidhur me këtë ngjarje në Reçicë të Vogël”, shkruan portali Libertas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu