Rrëfimi Benatias për Ronaldon: Më çoi mesazh, mendova se nuk ishte normal

Mehdi Benatia ka dy sezone që është larguar nga Juventusi, megjithatë mbrojtësi duket se ka mbetur i impresionuar nga Kristiano Ronaldo. Në fakt, marokeni nuk është as i pari dhe as i fundit që habitet me sjelljen e CR7 jashtë fushës së blertë. Benatia ka treguar një prapaskenë me luzitanin, i cili pas një ndeshje me Juventusin ku nuk kishte djersitur aq sa duhej, e kishte ftuar për një seancë në palestër.

“Gjatë një ndeshje në Bergamo me Atalantën, trajneri na zëvendësoi të dyve sepse kishim një tjetër takim të rëndësishëm tre ditë më pas. Gjatë kohës kur po ktheheshim me autobus, Ronaldo më dërgon një mesazh dhe më pyet se çfarë do të bëja kur të arrinim në Torino. I kthej mesazhin dhe i them se ishte ora 11 dhe se do të shkoja në shtëpi. Pse e pyeta.

Më ktheu mesazh dukë më ftuar për një seancë në palestër, pasi sipas tij ai nuk kishte djersitur në palestër. Do të vish me mua, më pyeti. Sapo arritën në Torino u vesh dhe shkoi në palestër. Të jem i sinqertë mendova se ai nuk është normal, por pasi kishim luajtur bashkë dhe e njoha e respektoj akoma më shumë. Ka sakrifikuar të gjithë jetën e tij për futbollin”, u shpreh Benatia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu