Rrëqethëse, i riu pranon se vrau e dogji burrin dhe vjehrrën e të dashurës

Detaje rrëqethëse janë zbardhur nga krimi i rëndë në Vlorë ku nusja e shtëpisë bashkë me të dashurin e ri, vranë e më pas dogjën burrin dhe vjehrrën.

Bashkë me nusen, i dashuri i saj Kasëm Përjasi kanë kryer krimin makabër, duke u përpjekur ta bëjnë të duket si ngjarje aksidentale.

Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin.

Mësohet se kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit, ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Strume i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën, shkruan TCH.

Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin.

Madje per këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave.

I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.

Në këto kushte ka bërë edhe planin, ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen.

Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën.

“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”- tha ajo. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu