Të rinjtë shqiptarë kanë filluar të lënë gjurmë nëpër vende të ndryshme të Evropës, jo vetëm në sport, por edhe në artë, kulturë e muzikë. Njëri nga këngëtarët e talentuar që ka filluar të lë gjurmë është edhe reperi Besart Gashi që jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë, derisa emri i tij artistik është ‘Rrezik’.
Me prejardhje nga Skenderaj në Kosovë, Besarti tani e katër vite po merret me muzikën e zhanrit hip-hop ku nuk kanë munguar edhe koncertet e shumta.
‘Rrezik’ ka mbi 10 këngë të publikuara deri më tani, ku këngët e tij janë pritur nga publiku kosovar dhe ai i diasporës.
Dy projektet e tij të fundit janë ‘Milionera’ dhe ‘Valle’, derisa ai ka performuar në disa mbrëmje në Kosovë gjatë kësaj vere.