Rrezikohen të burgosurit e Shutkës, viktima pas vdekjes u konstatua pozitiv me Koronavirus

Një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, i pranuar më 8 mars të këtij viti, i cili ka ndërruar jetë nga infarkti, pas vdekjes është konsatuar pozitiv me Koronavirus, bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri, shkruan InfoShqip.

“Për momentin po bëhen anketa epidemiologjike të gjithëve të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me të, pas çfarë do të ndërmerren masa përkatëse”, tha Filipçe

Supozohej se viktima kishte pësuar sulm në zemër, por informacionet zyrtare do të publikohen pas inspektimit dhe hetimit.

“Janë marrë mostra të gjithë të tjerëve në dhomat e tjera në shtëpinë e të moshuarve dhe të një pjese të personelit të cilët kanë qenë në kontakt me të, ndërsa janë dhënë edhe rekomandime për pastrim të plotë”, sqaroi Filipçe.

I arrestuari ishte në burgun e Shuto Orizares i dyshuar për mashtrimin e shitjes së mollës në Resnjë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu