Rreziku i dështimit të zgjedhjeve në Maqedoni nga mos arritja e cenzusit, skenaret e mundshme?!

Partitë politike akoma nuk kanë caktuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Nga historia dhe praktika e zgjedhjeve presidenciale dihet se presidenti i vendit gjithmon është zgjedhur në raundin e dytë, por që nevojitet cenzusi i nevojshëm prej 40 për qind të votuesve, që nënkupton rreth 800 mijë vota nga gjithshejtmbi 1, 8 milion votues.

Dështimi i zgjedhjeve dhe mosarritja e censusit mund të ndodhë nëse kandaditatët janë jo popullor dhe jo bindës, nëse kemi bojkotim të një pjese të elektoratit.

Analistët mendojnë se në raundin e dytë gjithnjë ka pasur rënie të numrit të votuesve, për dallim nga raundet para, ku vërehet një pjesëmarrje më e madhe.

Analisti Muhamer Pajaziti thotë se dozës së dështimit të zgjedhjeve mund ti shtohet edhe bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve nga elektorati shqiptar, edhe përkundër ndonjë pazari të mundshëm politik, si në të kaluarën me ndonjë nga partitë maqedonase për përkrahjen e një kandidati të tyre, me ç`rast do të pasojë thirrja publike, e cila do të refuzohet nga votuesi shqiptar.

Sipas amendamentit 31 të Kushtetutës, për president do të zgjidhet ai kandidat që siguron shumicën e votave, nëse në votime kanë dalë 40 për qind të votuesve, ndërsa në rast se nuk arrihet kjo, atëherë deri në zgjedhjen e presidentit të ri në zgjedhje të reja, postin e presidentit do ta kryejë kryetari i Parlamentit nga radhët e LSDM-së.

Nga mesi i janarit duhet të fillojnë procedurat formalo-juridike për përgatitje për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve për të përzgjedhurit e popullit më 8 maj. Sipas marrëveshjes së partive politike të koalicionit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër të Qeverisë teknike.

Ndërsa posti i kryeparlamentarit do ti takoj deputetit të LSDM, Jovan Mitrevski, zgjedhja e të cilit sipas afateve do të bëhet deri më 20 janar. Nëse nuk arrihet cenzusi i duhur, atëherë Mitrevski do të ushtrojë postin e presidentit, ndërsa këtë do ta bënte edhe Talat Xhaferi nëse do të mbetej kryeparlamentar. Ndërrimi i tij nga ky post pasoi pas debateve dhe shkrimeve të disa mediave, se në rast të dështimit të censuzit, shteti do të udhëhiqej nga një kryeministër teknik shqiptr, një kryeparlamentar shqiptar dhe një president në detyrë, po ashtu shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu