Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentin

Tre britanikë dhe 73 kanadezë ishin në mesin e 176 personave që kanë gjetur vdekjen në një aeroplan pasagjerësh ukrainas i cili u rrëzua pranë Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Boeing 737 u rrëzua vetëm tre minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini, vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm raketor në bazat amerikane në Irak.

Duke cituar burime, mediumi i Ukrainës Obozrevatel raportoi se kishte 73 kanadezë, 71 iranianë, 15 ukrainas, tre britanikë dhe disa evropianë të tjerë në bordin e fluturimit për në Kyiv.

Kishte raporte kontradiktore mbi numrat dhe besohet se një numër i udhëtarëve mund të ketë pasur nënshtetësi të dyfishtë.

Siç është raportuar edhe më herët, nuk kishte asnjë të mbijetuar.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu