Rrëzohet në teatër, aktori i madh shqiptar përfundon në kirurgji

Ndërkohë që në media po gëlon debati për Teatrin Kombëtar, një incident ka ndodhur gjatë provave.

Mësohet se gjatë provave për “Medea” kishin ikur dritat dhe është rrëzuar aktori i njohur Alfred Trebicka.

Trebicka ka rrëfyer se në errësirë është përplasur me një objekt hekuri dhe që për fat të keq është lënduar aq shumë sa iu desh të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

“Në momentin e fundit të provës gjenerale për shfaqjen “Medea” u fikën dritat siç ndodh pas shfaqjes dhe një nga objektet e skenës nuk ishte në vendin ku kishte qenë gjimonë dhe në atë errësirë duke tentuar të dal nga skena u përplasa me atë objekt hekuri.

Në momentin e parë nuk mendova se ishte shumë rëndë por pasi u qetësua situata pashë që ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale”, tha Trebicka. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu