Rritet numri i rasteve dhe viktimave, Kumanova 2 javë në karantinë

Numri gjithnjë e në rritje i të infektuarve dhe viktimave në qytetin e Kumanovës ka bërë që Qeveria të ndërmarrë masa të reja sigurie. Përveç ndryshimit të orës policore që është vendosur të ketë ndalesë për qytetarët më heret se në qytetet tjera nga ora 16:00, spekulohet se që nga dita e nesërme Kumanova do futet për dy javë në karantinë.

Sipas burimeve të InfoShqip.com, mësohet se nëse Qeveria e merr këtë vendim në Kumanovë pritet një kaos nëpër markete pikërisht siç ndodhi ditën e premte që u lajmërua për 24 orë mbyllje gjatë fundjavës vetëm tre orë para ndalesës.

Ritmi i rasteve të regjistruara me COVID-19, shton gjasat se ky vendim mund të merret, megjithatë akoma nuk ka një lajmërim zyrtar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu