“Rruga drejt”, Yseini: Amnistia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo vetëm për persona të caktuar

Në emisioni “Rruga drejt”, ku u debatua për çështjen nëse duhet të ketë apo jo amnisti për deputetët e VMRO-DPMNE-së që hapën portat e Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar, avokatja Artene Yseini vlerëson se amnistia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm për persona të caktuar. Avokatja Artene Yseini le të nënkuptohet se më këtë ligj mund të amnistohen fare mirë edhe pjesëtarët e Grupit të Kumanovës dhe jo vetëm deputetët e përfshirë në ngjarjet e 27 prillit.

“Amnisti sillet në formë të ligjit dhe si i tillë duhet të shihet me kujdes, të analizohet që të mos keqpërdoret, në mënyrë që të mos përfshihen vetëm deputet e involvuar në ngjarjet e “27 prillit”, sepse fillimi i fundit të një regjimi paraprak ishin edhe ngjarjet e Kumanovës, dhe si i tillë ky ligj duhet të përfshijë edhe rastet e tjera“- tha avokatja Artene Yseini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu