Rruga e Arbrit bllokohet nga reshjet e borës, apel për shoferët: Përdorni zinxhirët

Si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë “bay-pasi” deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit. Është bërë e ditur se në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur.

Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët.

Për momentin policia po monitoron segmentin dhe nuk lejon qarkullimin, duke e devijuar atë në rrugën e vjetër.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ngriti vetë traun e Rrugës së Arbrit, e duket se pak orë më vonë, po aty situata është problematike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu