Rrugëtimi jetësor i femrave të suksesshme (VIDEO)

“Gjithçka fillon nga ju, pa marrë parasysh se ku shkoni”, “Nuk duhet të jeni më të mirë se të tjerët, bëhuni vetvetja” . Këto janë mesazhet që përcollën disa nga femrat më të suksesshme në Maqedoni në prag të shënimit të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit. Fatime Fetai nënë e dy fëmijëve, një prokurore e suksesshme me karakter të fortë ndryshoi perceptimin e femrës në shoqërinë tonë por kjo femër nuk lindi prokurore asaj iu deshën një sërë sfidash për të arritur majat. Sfidat janë dhjetëfish më të vështira kur hapat e suksesit duhet të t’i kalosh në mjedisin e një shoqërie shumë konservative.

Në panelin e diskutimit me temë “Gratë në jetën publike” të organizuar nga Organizata “Demokracy Lab” ishin edhe femra të tjera për të cilat rruga drejtë suksesit nuk ka qenë e shtruar me lule. Iva Matikj është femra e parë pilote në Ushtrinë e Maqedonisë, Mersiha Smailoviq aktiviste humanitare për të drejtat e refugjateve dhe Angelka Peeva Laurençki drejtoresh e Image-PR rrëfyen se nëse ke ambicie të madhe nuk mundet të të pengojë asgjë për të qenë e suksesshme dhe për të arritur të dëshiruarën./Alsat-M/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu