Rudiger prezantohet te Real Madridi: Jam i lumtur që jam këtu

Antonio Rudiger është prezantuar si futbollist i ri i Real Madridit. Qendërmbrojtësi gjerman ishte zyrtarizuar javë më parë nga Los Blancos, por prezantimi i tij ka ardhur vetëm sot.

Ka qenë presidenti i klubit, Florentino Perez i cili e ka prezantuar Rudigerin vetëm pasi gjermani i kreu me sukses testet mjekësore.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Los Blancos, derisa do ta mbajë veshur fanellën me numër 22, fanellë që më parë ishte djersitur nga Isco.

Reprezentuesi gjerman është shprehur shumë i lumtur në prezantimin e tij si lojtar i Real Madridit, derisa ka premtuar se do të angazhohet për të fituar sa më shumë trofe me Los Blancos.

“Jam i lumtur që më është dhënë mundësia për të qenë pjesë e këtij klubi të madh”, tha fillimisht Rudiger.

“Mund të premtoj se do të angazhohem maksimalisht në secilën ndeshje, pasi dua që të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur me fanellën e Real Madridit”, u shpreh gjermani. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu