Rudina Hajdari mban premtimin, jep rrogën për shkollën “Shejnaze Juka” që u dogj nga mbështetësit e opozitës

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar dy ditë më parë shkollën “Shejnaze Juka”, në Shkodër, një klasë e së cilës u dogj nga mbështetësit e opozitës, pasi ishte zgjedhur të shërbente si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas ngjarjes, Hajdari premtoi se do të jepte rrogën e saj si deputete për rregullimin e shkollës, por pas vizitës ka konstatuar se investimi është bërë nga Bashkia e Shkodrës.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hajdari thekson se nuk ishte i nevojshëm investimi për shkollën, duke shtuar se rrogën e saj e ka dhënë për librat artistikë, të cilët janë të integruar në kurrikulat mësimore.

Mesazhi i Hajdarit:

Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambientet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019. Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka, u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikulat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

Gjithashtu, në funksion të tyre do të vihet në dispozicion dhe një kompjuter, i cili do të shërbejë dhe do të funksionojë për nxënësit për realizimin e projekteve, detyrave të kursit apo aktiviteteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë vitit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të këndshme!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu