Vjetërsimi i flotës, përshkallëzimi i problemeve me mburojën raketore amerikane si dhe loja “macja me miun”, sërish ka ringjallur debatin e vjetërsimit të flotës së bombarduesve strategjik rusë, si dhe kërkesat për prodhimin e tipave të ri të aeroplanëve bombardues, të cilët do të mund t’i përgjigjeshin një game të gjerë të misioneve që Rusia pritet t’i realizojë në të ardhmen.
Historia e prodhimit të një bombarduesi strategjik të ushtrisë ruse daton nga mesi i viteve të ’80-ta, kur në Perëndim rrodhën informacionet se Bashkimi Sovjetik është duke punuar në zhvillimin e një bombarduesi të ri. Në këtë plan ishte paraparë që në zhvillimin dhe prodhimin e këtij aeroplani të marrin pjesë dy byro, ajo e aeroplanit Suhoj me tipin T60 si dhe Tupolev me Tu 202, transmeton Telegrafi.
Qysh gjatë ushtrimeve “West 99”, në një revistë të ekspertëve ushtarakë perëndimorë ishte rishikuar manovra strategjike e aviacionit ku edhe ishte shfaqur lajmi lidhur me zhvillimin e një koncepti të një bombarduesi strategjike rusë, që do të funksiononte nën logon T 60 të kompanisë Suhoj dhe i Tu-2000A të kompanisë Tupolev, i cili sipas të dhënave të vitit 1999 do të duhej të futej në përdorim në vitin 2021 kur edhe ishte planifikuar të bëhet ndërrimi i flotës së vjetruar.
Deri tek rënia e Bashkimit Sovjetik, zhvillimi i këtij aeroplani po lëvizte me një ritëm normal, por më pas u ngadalësua për shkak të financimit, por programi për asnjë moment nuk ishte ndërprerë dhe tek në vitin 2012 u ringjall, kur presidenti i Rusisë gjatë një vizite në një bazë ushtarake në jug të vendit, deklaroi se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë bombardues të ri strategjik, të cilët do të zëvendësojnë flotën e bombarduesve të tipit Tu 95 dhe Tu 160 gjatë gjysmat së dytë të shekullit të 21-të.
Projekti i Suhoj T 60 S ndryshe i njohur si “Pak Da” u shndërruar në një projekt afatgjatë të kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë, që pas shtyrjes së vitit 1997 dhe ringjalljes në vitin 2012, u bë një projekt afatgjatë me rëndësi strategjike, transmeton Telegrafi.
Të dhënat deri më tani janë të pakta, ajo çfarë dihet tani për tani është se bombarduesi i ri strategjik T 60 S do të jetë i projektuar për fluturime të veçanta në lartësi të ulëta. Sipas të dhënave që janë në dispozicion në ueb-faqen zyrtare, pesha totale me armë, raketa H-55 do të jetë plotë 80 ton, dhe do të ketë të gjithë karakteristikat e bombarduesit amerikan Stealth.
Edhe pse fillimisht kjo fluturake ishte paraparë që të kryej fluturime të shkurta por efektive, ky propozim ishte refuzuar menjëherë nga strategët e aeroplanëve rusë, që ishin pro idesë se ai duhet të shfaqet në çfarëdo vendi të botës, varësisht nga kërkesat dhe nevojat në veçanti në Amerikën e Veriut. Përveç kryerjes së misioneve strategjike, T 60 S do të ketë rol të rëndësishëm në projektimin e forcës rajonale, sidomos në Lindjen e Mesme, Evropën Perëndimore dhe në Japoni.
Fotografia apo skica e parë e këtij aeroplani ishte botuar në revistën “Air International”, që gjithashtu kishte botuar informacionin se T 60 do të ketë krahë që hiqen dhe montohen, dy motorë tejet të fuqishëm, kurse tani për tani plani është që të zhvillohet demonstruesi teknologjik pa elektronikë dhe armë të rëna, transmeton Telegrafi.
Bombarduesi i ri është projektuar të depërtojë në mbrojtjen kundërajrore të kundërshtarit me një lartësi të madhe prej 15 deri në 18 kilometra, i armatosur me raketa të tipit H-101 të cilat do të lansoheshin drejt objektivit nga një distancë prej 300 deri në 400 kilometra.
Sipas të dhënat të fundit Pak Da do të duhej të ishte i gatshëm për fluturimin e parë në më pak se një dekadë, ku edhe pritet që fluturakja e parë të jetë e pajisur me një motor operacional të gjeneratës së fundit.
Aeroplanët bombardues Pak Da do të duhet të futeshin në përdorim gjatë vitit 2021 më së voni deri më 2023.