Rusia kërcënon Norvegjinë me sulm bërthamor

Paralajmërimi i një zyrtari rus se Norvegjia mund të jetë objekt i një sulmi bërthamor, pasi ka lejuar vendosjen e marinsave amerikanë në vend, ka rritur edhe më tej tensionet midis Perëndimit dhe Moskës.

Frants Klintsevich, nënkryetar i Komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë, tha se vendosja e marinsave amerikanë në Vaernes ishte pjesë e grumbullimit të Ushtrisë amerikane dhe e ka vendosur Norvegjinë në lojë në rast të një konfrontimi bërthamor.

“Kjo është shumë e rrezikshme për Norvegjinë dhe norvegjezët”, tha ai.
Klintsevich tha për kanalin TV2 të Rusisë, se Kremlini e sheh vendosjen e 330 marinsave në Norvegji si një kërcënim direkt ushtarak.

“Nuk e kemi pasur kurrë më parë Norvegjinë në listën e objektivave për armët tona strategjike, por nëse kjo vazhdon, popullsia në Norvegji do të vuajë. Ne duhet të reagojmë ndaj kërcënimeve definitive ushtarake”, tha ai.

Norvegjia iu bashkua NATO-së më 1949-ën, por vetëm pasi i kishte dhënë garanci Bashkimit Sovjetik se nuk do të lejonin trupa të huaj që të stacionoheshin në vend. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu